| 
  
      | 
  
  
     Ishin kanë
  dy vllazën. Njani ish i urtë, puntor e tjetri i kish gjitha t’zezat, nuk i
  lejke dy guer bashkë, vjedhke rrejke, shtijke e s’lajke gja pa ba. Vllau i vet
  ish munue shum me e pru n’rrugë, por s’kish mujt me ja mushë menen. Ni ditë
  prej ditësh ju lut do miqve me i folë vllaut. Ata u menuen se qysh me e
  largue prej punve t’kqija. Ni herë e luten qysh asht reni mos me ba asni punë
  t’keqe se e kish marr inati krejt hallku. Po ky nuk dojke me ni për ta e
  thojke: ,,Kët zanat e kam bukë“ . Ma s’mrami
  shokët ju luten me ua falë veq nji tabihat t’keq. Ai pranoi edhe veti
  se cilin tabijat. I thanë: -Sall mos rrej e tjerat t’zeze bani t’gjitha. -Mirë, - u tha ky. Kaluen do dit e ky vllau i mrapsht deshi me vjedh, po I
  ra n’men se me u ba kush shybe n’ta, duhet me ba be rrejshëm. E nuk shkoi me
  vjedhë. Ni dit tjeter deshi me u ngatrrue me njanin, po prap i ra n’men se ma
  s’mrami duhet me rrejtë për me pshtue prej sherrit. Edhe kshtu, gjithsaher qi
  menojke me ba ka’i punë t’keqe u nalke, e u kujtojke se duhet me ba be
  rrejshëm. E ky ja kish dhanë besën shokve t’vet qi s’kish me rrejt ma. E
  qahtu nja ka nja i hoq tbijatet e kqija qi i kish e nuk mujti me ba punë
  t’kqija se t’gjita e qojshin me rrejt   
  | 
  
  
      | 
 
    |