|
||
|
L I B R I I
D Y M B D H E T Ë T . SHLIRIME E PERJASHTIME. KRYE I NJIZETËTETRETË. Pjestarët e perjashtimevet. KRYE I NJIZETËTEKATERT. Deka. §.1221. Kanûni i Malevet të Shqypnis shliron e
perjashton: I. Kishen: a)
prej çdo
teloznet, b)
prej dhetimit
të tokvet e të gjâs sëgjallë; c)
prej
giobet e çdo ndeshkimit, d)
prej çdo
angarije kah katundi e flamuri, e)
e bân
pjestar në çdo giobë, f)
ndoren e
ndermjetsin i a ruen. §.1222. ‑ Il.
Priftin, i cilli: a)
âsht jashtûem prej ushtrije, b)
po u lyp në
bé, vehtja e tij xêhet per 24 Poronikë, c)
po vrau
kend, s'ndiqet per giak, prîndja e tij biejn në gjak, d)
s'ndjekë
kend per gjak të prîndës. §.1223. ‑ III.
Krenët e Flamurit: Pô u lyp per Poronik nii nder Pleq të mdhaj,
vehtja e tij xêhet per 12 Poronikë të paniefun. §.1224. ‑ IV.
Kasnecat: Jashtohen prei ushtrije. §.1225. ‑ V.
Farketarët: Jashtolien prej ushtrîje. §.1226. ‑ VI. Të vorfnin ‑ djalë të vetem,
qi i kà mbetë mbi krye shpija e e âma ‑: âsht i jashtûem pre ushtrije. §.1227. ‑ VII. Gruen: mos‑pelqimi i saj kah
kanûjà: a)
per Plak, b)
per
Kapucar, c)
per
Poronik, as beja s'i gjegjet, d)
s’kà za as
vend në kuvend, e)
s'kà
trashîgim as tê prîndja as tê burri, f)
nuk ndiqet
per gjak; h) ndermjetsija s'i dhunohet. §.1228. ‑ VIII. Virgjinat (femnat, qi veshen si
burrë): S'veçohen prei grash tjera, posë qi jânë të liar me ndêjë nder burra,
porsé pà tager zanit e kuvendit. §.1229. ‑ IX. Deken: Ata, qi kàn deken në shpi, jashtoehn prej çdo pûne si kah katundi si kah
flamuri, si edhè kah të reshunt e ujit të mullijvet. Ket tager e kàn prej
kanûnit per nji javë ditë rresht. ‑ Si të mbushet java, do tu
pergjegien detyrvet si kah katundi si kah Flamuri, edhè në kjofèt krye a Dera
e Giomarkut. §.1230. Kanûni i Malevet nuk bân qi t’i shkaktohet kuej trazim mbi trazim. §.1231. Kur t'i desë kush
njij shpije në katund, per nji javë ditë rresht ‑ mbas deket ‑
nuk mùnd t’i bzajë kush tê dera per kurrnji pûnë, qi t'a ketë vendi me e bâ
katundisht. §.1232. Jaslitohet me gjith giinden e shpis prej çdo
angarije si kah katundi, si kah flamuri, si edhè prej vijash t'arve e të
mullinit. §.1233. Po desht kush me pritë per "krye
shndosh" perte javen, të presë: porsé krye tetë ditësh kanûja i a don
pûritorin me kênë edhè i Derës së Gjomarkut. §.1234. Si të des kush, do të dergohen lajmtarët, per me
thirré ne mort. §.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè tundin
krahnorin. §.1236. Grat vaitoin, por nuk grrishten. §.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të dekunit
miqt, do të vêjn në krye jakzat e gjurdijavet. §.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri herësh.
tuj persritun fjalen "I mjeri unë!" nandë herësh. §.1239. Burrnimi nuk bertasin mbë gra, por po i biri mbë
t'âmen e i vllai nbë të motren. §.1240. Kur të niset kush per me shktie në mort, nuk
thotë "Lamtumirë", as i thotë kush "Udha e marë". §.1241. Tuj kalue rrâzë vorresh, pûntorvet, qi
çilin vorrin, nuk u thohet "puna e mbarë!" §.1242. Në kjoshin miq, u shndoshin kryet, kjenë shokë,
u thonë: "a u lodhët, or juni?" §.1243. Si shokët e katundit të të dekunit, si miqsija,
'si të pijn kafen, kupzen e pshtesin në tokë, tuj thànë: "Zoti ju
dhashët gajret!" ‑ '’Per të mirë" nuk thohet. §.1244. Të treten ditë mbas deket, kushdo qi të vîjë,lë
per "Krye shndosh" si mbas kafjet, si edhè mbas buket thotë:
"Zoti ju dhashët gajret! Per të mirë mbas sodit!" ‑ Nuk
thohet: "Ju shtrofèt per të mirë!" §.1245. Gjâmatarët rreshtohen, tuj perba gjymës rrethit
me ftyrë kah i dekuni. §.1246. "Perejellsat me të dekmin nuk mùnd t’i
kaloin kuej per derë, posë në kjofët udha e madhe a udhë katundi". §.1247. Tuj dredhue prej vorresh, s'do të ndalet kush
n'udhë, por do të shkoië fill në shpi të të dekunit. §.1248. Si të mbrrijn n'oborr, u dalin perpara shokët e
shpis së të dekunit, u mbajn armët, u qesin ujë duervet pà hi në shpi e u
prijn ké treveza, per me hànger Drekë. §.1249. Pa krye së hàngermit të gjith, nuk do të
ngrehet kush prej buke. §.1250. Si të çohen prej buke, do të dalin jashtë të
gjithë e lain duert para derës së shpis në shekë, e cilla do të gjindet plotë
me ujë. §.1251. Miqt, qi grishten ftyre në dekë të mikut nuk do
t’i lain faqet e pergjakuna as në shpi, as në katund të të dekunit e as per
udhë, por ,si të mbrrijn në shpi të vet. §.1252. Zija per të dekun të shpis (per burrnim, por jo
per gra.) do të mbahet nji vjetë. §.1253. Per fmi nuk mbahet
zija. §.1254. Zija hiqet a per ndo’i të kreme, qi lutet me
miq, a per ndo'i ditë të motmotit. §.1255. Në drekë do të gatuej bukë grueja e vêjë. §.1256. Grueja me burrë nuk mùnd të gatuej në drekë, as
me qitë ujë duervet, as me qitë raki e as bukë me thye. §.1257. Po ju desht grues me burrë të gjall me gatue në
drekë, në darsem nuk mùnd të gatuej. §.1258. Grueja e vêjë nuk mùnd të gatuej në darsem, as
nuk mùnd të qesë ujë duervet, as raki, as me thye bukë, as me veshë e me i u
afrue nuses. §.1259. Me ardhë në shpi të prîndes në pasi bija e
martueme e me dekë aty n'at kohë, drekët do t’i bajë prîndja. Të prishunat e
drekvet do t’i bajë shpija e prîndës e jo e burrit. §.1260. Po u dha ndo'i ndimë shpija e mikut, kjo
xêhet nderë në kanû, por jo detyrë. §.1261. Me u çue prîndja e me bajtë trupin e dekun të së
bîs së vet në shpi të burrit, katundi e giobitë per at siellje shnjerzimi. §.1262. Né, rrios pasët me sè me shti në dhé të bin e
vet prîndja, vllaznija e fisi do t’i apin uhà. §.1263. Të prishunat e uhat e drekvet do të lahen në
krye të mojit, 'si të hîjë i dekuni në dhé, e nuk mund të shtyhen pertej. Kanuni i
Pleqnis<<<
>>>Ska ma |
|