HAXHIJA I PABESUESHËM

 

Ni haxhi i katunit Llaushê kish pas qef dajma me hangër shum. Shkon 'i natë tu njani musafir. Pêr darkê kishin pasê ni tepsi perpeç. Nisen e po hanë. I zoti i shpisë e dike qi haxhija hajke shum. Pej frigës se mos p’e han ngutshëm krejt perpeçin e po i le tjerêt pa gjâ, i tha:

Haxhi, mos u ngut qitu me hangêr shum se i kena pêrjashtë edhe nânë qisi tepsijash.

Haxhija, pa u nalê aspak, ja priti:

    Bimi mrêna t'i shoh me sy, qat'herë p’e nali dorën e po ha ma kadalë.

 

 

 

mbrapa - tjetra