DERI NË KAMBË I KAM PRU

 

N'vakt t’mretit ni myderriz e thrret ni hoxhê edhe é çon n'Rugovê pêr Ramazan. Edhe i thot me i msue ata n'Rugovë qysh me marrë aydes, qysh m'u falê se tash sa îshin kthye e ishin ba muslimanê.

Hoxha edhe nuk guxon  me jau kallxue krejt avdesin p'r'i heré, po ma s'parit u thot:

E kam pa n'Qitap qi âsht sevap me i la duert.

Edhe maIsorvet ju duk gja e lehte kjo punë e e nguen. Mas dy tri ditve u thot prap:

E kam pa n'Qitap qi âsht sevap m e la gojen e ftyrën.

Prap katunarve sju duk e randê kjo pune edhe e nguèn hoxhên.

Mas pes gjashtë ditve prap u tha:

E kam pa n'Qitap se âsht sevap me i la duert deri mas bryli.

Prap katunarêt e nguen se s'ish zor.

Miré po me i shti e me i la kamët s'po guxon se po  tutet qi s'e  ngojné. Kur u ba nata e madhe n'Ramazan, tri dit para Bajrami, S'hkoi myderrizi  me pà shka ka bi hoxha. Edhe e veti

Qysh âsht puna me avdes.?

Teri n'kambê i kam, prue. N'kambê n’mujsh, me hi ti se une s'mujta.

 

 

mbrapa - tjetra