|
KUKU PËR JU, KUKU PËR MUE! À kanë nifarë fukarêje n'katunin Tërstenik. Vesel
Muleci u thirrke. Edhe sod i ka vllazninë gjiallë n"Tërstenik. E çojnë
me knue për hoxhë. N'at kohë ishin kan shkue te hoxhallarët , se shkolla s'ka
pasé, me msue dishka. Ky shkon te hoxha nkatun e mson dishka. Ni ditë shkon
n'sheher edhe e blen ni suphare. t'vogël. E bajk'e âta me veti gjith. E
muerën vesh hallku qi ky po mson për hoxhë. Ai hala nuk ish ba hoxhë, po
hallku e shegarshin e i thojshin. Mulla Veseli. I thojshin: Mulla Vesel,
çka e kie at farë qitapi? Paj po msoj
qetu e po kallxoj nasihat me qetâ. Po nuk dike me knue asni fjalë. Asni fjalë s'e
kish pa msue n'tâ. Kur u tubojshin hallku n'oda t'burrave, i thojshin: Hait, Mulla
Vesel, dishka me na kallxue, çka po thot qitapi, ai farë Musafi yt? E
merrke, e nxjerrke, e çpalojke fak, fak, fak, fak. Masi s'dike çka me thanë
se s'dike me knue e s'dike çka me nxerrë pej ti, thojke:
Valla,
bre burra m'e ditë ju çka po thot ky Musaf, kuku përju e kuku për mue.
Ma mirë s'p'e knoj hiç, edhe e shtike n'xhep.' |
|