ÇKA ME U QITË MIQVE MA SË PARI?

 

E kishin pasë vaden n'shpi t’ni tahmaçarit. Erdhen miqt, ja nisen muhabetit e dikur erdh vakti m'e kthye bukën, Po shkon ni djalë e p'e pvet t'zotin e shpîsë:

 Mixhë, po domë m'e kthye bukën. Çka qesim ma s'pari n'sofër?

 He, mos koftë mixha'  ja kthei plaku,  Shum kam rrnue e ju hala s'msuet mên! Hoshafin, more, hoshafin !

 Qysh hoshafin ma spari! Hoshafi, kam nie, qitet s'mrami.

 Ma s'mrami pitja e mishi, bre, he ju mos kofshi! Po qysh s'msuet qè sa vjet qi po ju msoj! Hoshafi e kosi qiten ma s'pari.

Qashtu banë. Hoshafin e qiten ma s'pari e gjysa e pites edhé e mishit m'eten pa u ngranë.

 

 

 

mbrapa - tjetra