SI E NJOFTOI MUSAFIRI TĖ ZOTIN E SHPISĖ

U nis njani pėr udhė. E zuni nata e ra musafir n’ni shpi. Thirri. Duel i zoti i konakut e pėrcoll e e shtini mrena. U ungjen t’dyt n’od. I zoti i shpis nuk ja niske kurrfar muhabeti. Edhe musafiri nuk e dike se qka po menon ai, e mos po e ka merzi kta si musafir. Pėr me e qel t’zotin e shpisė, e me kuptue se qka menon edhe qka asht, po ja nis muhabetin pėr me nxjerrė fjalė. Tha:

        Kah kam ardhė udhės, e kam pa njanin tuj livrue me dy kije qifta sikur molla.

I zoti i shpis nuk foli. E kuptoi musafiri qi nuk asht puntor. Masanej prap foli musafiri:

Kah erdha udhės e takova njanin me nji pen kual me kerr. Ish kan tuj shkue pėr udhė e qaq ishin kan t’hishėm kuajt e qaq shkojshin mirė saqi ndryshe s’ban. Zemra m’met n’ta.

Apet zoti i shpis nuk bani za. Apet musafiri e kuptoi qi zoti i shpis nuk asht puntor qi punon me kual.

S’treti her musafiri i tha:

        E kam pa njanin sot tuj gjuejt me zagarė. I kish dy zagarė t’mirė qi zemra me tu rritė

Apet zoti i shpis nuk bani za. Apet e kuptoi musafiri qi nuk ashtė gjuetar. Nejti pak musafiri e foli prap:

        I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban me kan ma t’mira.

At’her i zoti i shpis u que edhe tha:

        Qfare ishin?

        Njana ish kan e vogėl njana ish kan e madhe.

        Qfar teshash kishin pasė?

        Njana kish pas qeso njana qeso teshash e njana qeso teshash.

Apet i zoti i ships e veti, pėr me e marr vesh a ishin kan bash ato qi i ngjihke vet:

        A e kish pas njana anterin e zezė?

        Po.

At’herė musafiri e kuptoi qi i zoti i shpisė as nuk ish puntor i tokės, as i kualve, as nuk ish i gjuetisė, po ish njeri qi i njekte femnat.

 

 

mbrapa - tjetra