| 
  
      | 
  
  
     Ish kanë nji djal fort i mirë, po ish kan i gemt. Ish
  kan zingjin e kish pasë shum mall n’dugajë. Ish marte e e kish marr nji grue
  shum t’hijeshme. I shoqi pramje për pramje, kur shkojke në shpi, e mushke ni
  qantë me pemë e me omelcina e ja qojke t’shoqes n’shpi me hanger për darkë. E
  shoqja edhe kur vijke akshami, dilke e e pritketu dera e, kur vijke burri e
  vetke: -        
  A muj erdhe njeri? A u lodhe? – edhe ja kapke qanten me
  i nimue burrit. Ni ditë ky burri kish pas tjera punë e kish harrue me i
  prue t’shoqes naj sen n’qantë. Kur e pa grueja pa qant n’dorë, as nuk i tha:
  ,,A je lodhë, njeri? A muj erdhe?”, po I tha: -        
  Hou, po ti kanke i gemt! -        
  Une i gemt jam, - ja priti i shoqi, - po qe ni motmot
  me ty qi po rrnoj e ti s’um paske pas kqyrë mue kurr, po e paske pas kqyrë
  qanten qka po t’bie me hanger e, sonte qi t’erdha pa qantë, m’pe qi jam i
  gemt.     
  | 
  
  
      | 
 
    |