| 
  
      | 
  
  
     Duel mreti me shetit tevdil nëper ylqe t’vet. Kur
  mrrini n’ni katun, i pa nji tubë thmi 
  tuj lue. Njani pej tyne ish kan shumë i hijshëm. Mreti u nal, eë i
  thirri thminë ngat veti, ja lmoi flokët edhe e veti: -I kujna je ? -Nuk kam babë, - foli djali – m’ka dekë. -U rritsh e u bafsh djalë i mirë ! – i tha mreti edhe e
  nxurr nji lirë e ja fali. Djali s’e muer lire e tha: -S’guxoj pej nanës me qu te shpija, se m’thot: ,,E
  ke vjedh,, . -Hajt, mos ki gajle se s’thot kurgja, - i tha mreti. -Jo s’guxoj, - ja kthej djali. -Merre e thuej nanës: 
  ,,Ma ka falë mreti” . -Qashtu s’guxoj edhe ma hiq me i thanë. -Pse ? -Se nana m’thot: ,,Mreti s’ta fal veq nji lirë” . edhe
  i mushet menja qi i kam hupë lirat tjera a i kam fshe. Ather mreti s’pat qare tjetër, nxuer e ja dha nji
  grusht lira.   
  | 
  
  
      | 
 
    |