PËR ÇAJ NUK QE NJINUESHËM

 

    Ni herë n'ni t'panë n'Damanek t'Drenicës shkojnë njerz me pà. Me ta ish kanë shkue èdhe ni plak me mjekërr. I zoti i shpisë po i mush gastaret e qajit. Kah e qiti shiqerin n'njanën gastare, i pshtuen tri gurë shiqer. Plaki ja vnoi ménen edhe po thot me veti:

    Ishalla m'bje mue qajo gastare. Edhe i nêjti gati edhe e muer qat gastare.

E piu çajin plaku e po nis e po luen me ni cigare duhan. Duhanin s'e kish pas pi.

Ni djalë, kur e pa me cigare ndorë, j a pru gacën m'e dhezë.

Byrum. plak, dheze!  i tha

Jo, bre bir, se jam. njinueshëm.

Ti, more plak, ni çaj e pive!

Ahu,  bani plaku  paskna gabue.

 

 

 

mbrapa - tjetra