MAGAR ÂSHT KY QI HIN GJITHKUN

 

Ish kanë, ni fûkara'e è paska pasë ni magâr. lshon natje magarin e, kur vjen prej  punës, i thot grues:

      Grue, a, ka ardhë magari?

      Jo valla, hala nu'k ka ardhë.

 

Del ky m’e lypë magarin. Sillet n'at anë, n'ket anë, kqyr, e rruga i bjen kah xhamia. P'e ninê ni stupc, tap, tap, tàp. Po ngon ky athue shka do jetë kjo. Kur avitet afër xhamisë, e ka nxanë hoxha magarin edhe p'e rrehê.

        0 baba hoxhë, baba hoxhë, shka je tuj ba kshtu? Pse po ma rreh magarin?

        Po ky edepsuz à hi n'xhami e m'i ka ba qylymat ibret, e uné s’muj kshtu me durue,  tha hoxha.

        Baba hoxhë,, ky à magar! A m’ke pa naj  herë mue n’xhami qi, vi?

        Jo.

        Po kti mos ja zê pêr t'madhe, magar âsht, hin gjithkun.

 

 

mbrapa - tjetra