QYSH E DINI KËT NJERI?

 

lsh kanë njani, njeri shum i ke'q. Kish vjedhë e s'kish lanë gjâ pa ba. Kur diq, e çuen te vorri. Hoxha ja fali xhenazen, masanej ju kthye xhematit e i pveti:

     Qysh' e  keni ditë kët njeri ?

Nuk foli kurrnjani. Me thanë qi ,,â i mirë", ai qi kish dekë s'kish lanë gja pa pa ba për s'gjalli. Me thanë qi ,à i keq", qysh me t'hanë qi aty ishin vllaznit e xhenazes e ja u prishshin qefin. S'folen hiç.

     Hoxha  veti tri herë. Asnjani  s'foli. Njani u kthye e veti:

      Hoxhë, po tash shka me ba?

      Kapne e qitne n'vorr! A kemi m'e shti turshi a?

 

 

 

 

mbrapa - tjetra