Po ti qenke i gjymtë!

Ish kanë nji djal fort i mirë, po ish kan i gemt. Ish kan zingjin e kish pasë shum mall n’dugajë. Ish marte e e kish marr nji grue shum t’hijeshme. I shoqi pramje për pramje, kur shkojke në shpi, e mushke ni qantë me pemë e me omelcina e ja qojke t’shoqes n’shpi me hanger për darkë. E shoqja edhe kur vijke akshami, dilke e e pritketu dera e, kur vijke burri e vetke:

-         A muj erdhe njeri? A u lodhe? – edhe ja kapke qanten me i nimue burrit.

Ni ditë ky burri kish pas tjera punë e kish harrue me i prue t’shoqes naj sen n’qantë. Kur e pa grueja pa qant n’dorë, as nuk i tha: ,,A je lodhë, njeri? A muj erdhe?”, po I tha:

-         Hou, po ti kanke i gemt!

-         Une i gemt jam, - ja priti i shoqi, - po qe ni motmot me ty qi po rrnoj e ti s’um paske pas kqyrë mue kurr, po e paske pas kqyrë qanten qka po t’bie me hanger e, sonte qi t’erdha pa qantë, m’pe qi jam i gemt.

 

 

mbrapa - tjetra