Qitma, zot nji kalë

Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për sheher. Dikur po e sheh ni perpjetze e po thot:

-         Qitma, zot, ni kali e t’e kapercej qeket perpjetze terin’qat koder se jamë lodhë e kputë.

Nuk shkon nja pesdhet hapa e zatetet n’ni zabit t’mretit. Zabitit i kish pjellë atkija. Mazi i vogël nuk mujke me ec e abiti me pritë s’kish vakt. Kur e pa zabiti drumtarin, i tha:

-         paja kha !

Drumtari ju afrue.

-         Kape kët maz, qite n’shpinë se s’po munet me ecë e qitma n’kodër.

-         Vallahi jum lodh e smuj, - i tha drumtari.

Zabiti e qiti alltinë, e drejtoi e i tha

-         Kape mazin qite n’shpin se t’vrava.

S’pat qka me ba drumtari, e ngarkoi mazin n’shpinë. Po i ngjitet kodres përpjet me gjith maz e po flet me veti:

- Hej, more zot, une t’thash: ,,Qitma I kali t’I hipi n’shpin e t’dal n’kodër”, se jo me m’hyp mue kali në shpin e me qit une kalin n’kodër !

 

mbrapa - tjetra