Rrena – Vesi ma i keq

Ishin kanë dy vllazën. Njani ish i urtë, puntor e tjetri i kish gjitha t’zezat, nuk i lejke dy guer bashkë, vjedhke rrejke, shtijke e s’lajke gja pa ba. Vllau i vet ish munue shum me e pru n’rrugë, por s’kish mujt me ja mushë menen. Ni ditë prej ditësh ju lut do miqve me i folë vllaut. Ata u menuen se qysh me e largue prej punve t’kqija. Ni herë e luten qysh asht reni mos me ba asni punë t’keqe se e kish marr inati krejt hallku. Po ky nuk dojke me ni për ta e thojke: ,,Kët zanat e kam bukë“ .

Ma s’mrami shokët ju luten me ua falë veq nji tabihat t’keq. Ai pranoi edhe veti se cilin tabijat. I thanë:

-Sall mos rrej e tjerat t’zeze bani t’gjitha.

-Mirë, - u tha ky.

Kaluen do dit e ky vllau i mrapsht deshi me vjedh, po I ra n’men se me u ba kush shybe n’ta, duhet me ba be rrejshëm. E nuk shkoi me vjedhë. Ni dit tjeter deshi me u ngatrrue me njanin, po prap i ra n’men se ma s’mrami duhet me rrejtë për me pshtue prej sherrit. Edhe kshtu, gjithsaher qi menojke me ba ka’i punë t’keqe u nalke, e u kujtojke se duhet me ba be rrejshëm. E ky ja kish dhanë besën shokve t’vet qi s’kish me rrejt ma. E qahtu nja ka nja i hoq tbijatet e kqija qi i kish e nuk mujti me ba punë t’kqija se t’gjita e qojshin me rrejt

 

mbrapa - tjetra