Mreti nuk ta fal veq nji lirë

Duel mreti me shetit tevdil nëper ylqe t’vet. Kur mrrini n’ni katun, i pa nji tubë thmi  tuj lue. Njani pej tyne ish kan shumë i hijshëm. Mreti u nal, eë i thirri thminë ngat veti, ja lmoi flokët edhe e veti:

-I kujna je ?

-Nuk kam babë, - foli djali – m’ka dekë.

-U rritsh e u bafsh djalë i mirë ! – i tha mreti edhe e nxurr nji lirë e ja fali. Djali s’e muer lire e tha:

-S’guxoj pej nanës me qu te shpija, se m’thot: ,,E ke vjedh,, .

-Hajt, mos ki gajle se s’thot kurgja, - i tha mreti.

-Jo s’guxoj, - ja kthej djali.

-Merre e thuej nanës:  ,,Ma ka falë mreti” .

-Qashtu s’guxoj edhe ma hiq me i thanë.

-Pse ?

-Se nana m’thot: ,,Mreti s’ta fal veq nji lirë” . edhe i mushet menja qi i kam hupë lirat tjera a i kam fshe.

Ather mreti s’pat qare tjetër, nxuer e ja dha nji grusht lira.

 

mbrapa - tjetra