|
||
|
L I B R I
I S H T A T Ë T. FJALA E GOJËS. NYE I TETËDHETEGJASHTËT. Fjala. "Fiala mort sbân ". ‑ "Shtriga në giak nuk
bien". ‑ "Goia s’qet kend në giak". §.520. Gjuha âsht tulit e gjithshka bluen. §.521. Fjala e gojës s'ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron per
rrênim të kuej, un rri e tallem. §.522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të pergjegjme un rri e zgerdhihern, nuk
mùnd të më kapë kush per pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême. §.523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per
njânin herë per tjetrin, me gojë të kanûnit thirret "Argat i keq". ‑"As
e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë. §.524. A fola a s'fola, goja nuk vûlosë gjâ. ‑ Fjalët e sterkqive kanûja
s'i mêrr para sysh. Oroe: Shenjimin e fuqin e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thànë ‘’Fjala peng", me kohë do të zhvillohen. NYE I TETËDHETESHTATËT. Mohi. §.525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per
ndo'i dâm, per vjedhni a per ndo'i vrasë, etj. §.526. Të germushunat e kercnimet prej njij
hamendje kanûja s'i bân. ‑ Mohuesit nuk mùnd t’i hypet në qafë qi të
lajë, pasë e pasë, per çdo zhgarkim
e shpifje. §. 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kùr
ky mos të duej me ardhë n'arsye. §. 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n'arsye mohuesin me Pleq e me peng. NYE I TETËDHETETETËT. Beja. "Perte bén nuk shlyhet
mllefi". "Bë, e s'kà pertej". "Beja làn gjaqe". "Gjanë e djerrun e gjaqet e hupûna
i vên per udhë beja". "A bén, a gjân". §.529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me
dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj
besimi, tuj e grishë êmnin e Perendisë në dishmi të së vertetës. §.530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanûnit të Malevet të Shqypnis si per
të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun bese. §.531. Ben nëgojësh kanûja as s'e pelqen, as s'e tumirë, e per të dlirun prej
zhgarkimesh lypet doemès qi të bahet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet
me dorë. §.532. Bej a e Shqyptarit kà dy pûnë para sysh: a) thrret Perendin në dishmi të së vertetës, b) i nënshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja. NYE I TETËDHETENANDËT. Beja mbë “Gur” e beja mbë Kryq e
mb’Ungjill. §.533. Beja e Malevet të Shqypnis âsht dy
mndyrësh: a)beja mbë "gùr", me Kanû (3), b)beja mbë Kryq a
mb'Ungjill. §.534. Beja mbë "gùr" kah kanûja
âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet. §.535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prei njij zhgarkimi mohuesi, do të bajë bé a mbë '’gùr", a mbë Kryq e Ungjill. §.536. Betarë a Poronikë njehen disà
"dorë bejet", qi do të perkasin Ungiillin, e disà tjerë lehen per
me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini). §.537. Bét mbë "gùr" bahen: a)
per me u
dlirë prej njij zhgarkimi; b)
per me u
lidhë me besë kundra hieksive e trathtive të vendit, c)
per me
ndêjë gati me u bâ ball kercnimeve e rreziqeve të perbashkta. NYE I NANDËDHETËT. Kush do t’a bajë ben. §.538. "bân e hup, thotë kanûja e jo bân e mêrr". §.539. Bén do t'a bajë aj, i cilli i bjen moh zhgarkimit. §.540. "Mohi kà bén," ‑ "Mohuesit i bjen beja". §.541. Zhgarkuesit s'i epet beja e nuk i bjen beja, edhèpse ndoshta e kà pà me sy
batkeqin a tuj vjedhë a tuj vrà. §.542. Arsyeja e kanûnit âsht të mos t'i epet beja atij, qi kjahet, pse, ké s'i
a priton zhgarkimit, s'kishte me i a pritue as bés, veç t'i dalë me mârrë. §.543. Të parit i lêhet të shofé bén e të
dytit të baj bén. §.544. Kanûni thotë: "Beja nuk mêrr" e "Mârrsit s'i bjen beja §.545. Porse, tuj kênë sè, mbas parimit të kanûnit: "Cubi âsht me bé mbë
krah", si per me i a shndoshë zêmren të zot't të gjâs së hupun, si per
me i a mbledhë pêjt të pandehunit, kanûja kà lânë qi t’i njifet beja me
Pornoikë. §.546. S'i epet as s'i gjegjet beja atij, që don me là vendin pà Poronikë,
sepsé "Uku e lpîn misht e vet, por të huejin e hàn". §.547. Parimi i kanûnit âsht: "Védin me e là me bé e s'i gjegjesh
kuej". NYE I NANDËDHETEPARË. “Beja merr gjan e vet”. §.548. Pak rasë jânë, nder të cillat kanûja e kà pà me udhë me lânë qi të
"mârrë beja‘’. §.549. Per gjà në shêj të hupun prej atij, në dorë të cillit u gjet e qi mùnd
të dishmojn edhè tjerët, sè âsht e atij, qi e lypë. §.550. Edhè n'i rafët moh aj, të cillit u giet në dorë gjaja me shêj, kanûja
s'i a xên e beja s'i epet. §.551. Po s'u gjegj me i a dhânë gjiânë të zot't, zoti do të bajë bén sè âsht
gjaja e tij e gjaja do t’i epet. §.552. Po kjau kush ndo'i detyrë a uhà mbë të dekunin, per të cillat s'din a
don me i hupë prîndja e të dekunit, tuj i rà moh, parimi i kanûnît âsht
"Mohin per të dekun kanûja s'e xên". §.553. Edhè në két rasë "Beja mêrr", d.m.th. sè zhgarkuesi do të bajë
bé. §.554. Per çdo ankesë, qi të bahet mbi të dekun, bej a do të bahet mbi vorr të
tij. §.555. Në ditë të dâme si zhgarkuesl si prîndja e të dekunit do të gjinden tê
vorri i të dekunit, mbi të cillin kjahet uhaja a detyra. §.556. Zhgarkuesi do të mârrë gurë e dhé prej vorrit të të dekunit, do ti vêjë
mbë cupë të krahit e do të siellet tri heresh rreth vorrit të tê dekunit, tuj
folë këto fjalë të caktueme per këso bésh: "Un... kaq e kaq uhà a detyrë kjàj mbi két të dekun e, në kjosha tuj i u zhgarkue, e bajsha në két e n'at jetë me gùr edhè gjithkah kah kà shkelë kamba e til sà kje gjallë." §.557. Si të bajë két bé zhgarkuesi, uhàn a
detyren, qi kjàn mbë të dekunin, do t'a lajn prîndja e tij. NYE I NANDËDHETEDYTË. “Beja per derë”. §.558. Kanùja e kà lânë shtegun të lir qi t'epet beja edhè per derë. §.559. Në bé per derë do të betohet i zoti i shpis n'emen të vet e n'emen të
giindes së shpis. §.560. Me bé per derë i zoti i giâs së hupun nuk kà tager me vû në bé edhè
giinden shpis, 'si t’i bajë bén i zoti i shpis n'emen të tyne. §.561. Prej çdo beje granija e fmija jânë të jashtûem prej kanûnit. §.562. Aj, qi ep bé per derë, kà tager me lânë
per bé me Porotë at shpi, mbë të cillen i kjàn zêmra mâ fôrt. §.563. Po e veçoi nji shpi i zoti i giâs së
hupun, per me i dhânë bé me Porotë, do të veçojë edhè sà shpi tjera në
katund, qi kàn me i u dashtë per poronikë, sè në dy bé nuk mùnd të çojë kend. §.564. Edhè në bé, qi epet per derë, do të
bahet beja per vedi, per gjinden e shpis e per "Sedije". NYE I NANDËDHETETRETË. “Beja në krye të djemvet”. §.565. Beja, qi bahet në krye të djelmvet,
njehet nder bé të randa, edhè âsht e ligjshme kah kanûja. §.566. Po i u lyp kuej beja në krye të
djelmvet, do t'a bajë e do t'i a shndoshë zêmren zhgarkuesit. §.567. Si t'a dajn diten e bés, zhgarkue si do
të shkoj tê shpija e të pandehunit, e ky, sà djelm mashkuj të két nen kulm, i
mbledhë tubë, u afron krenat, i pshtetë duert mbi krenat e tyne e an bén:
"Pasha kryet e djelmvet, nuk t'a kam bâ at rreng, per të cillin më jé
beditë e as nuk diej sè kush t'a kà bâ!" §.568. Pertë ksaj beje shgarkuesi nuk kà tager
me rrekë të pandehunin me bé tjera. NYE I NANDËDHETEKATERT. “Beja me “Sedije”. §.569. "Maja e bés, âsht
"sedija" (s'e dija). §.570. "Beia t'a nief edhè
"sediien". §.571. "Beia s'kà skâj, por s'rebân perbishtnime". §.572. Sedija âsht nji mjet, qi kanûja e kà vû per parim, per me i a rrudhë
pêjt katundit, qi mos të bahet kush hjekës i gjâs së shoqnis a të kuej do. §.573. Sedija lypet pà ndryhsim në çdo bé. §.574. Edhepsé s'vodh as vrau aj., qi bân bé, por ndoshta kà ndie a edhè din sè
vodh a vrau i vllaj a kushrîni a kush tjeter. §.575. Kur të bahet beja, do të thotë: "as vetë, as kush i shpis s'ême e
s’diej sè kush të vodh a të vrau". §.576. Prandej kà vû Poroten kanûja, qi, tuj shkue në bé gjith aj nieri, mos
njani, tjetri e i treti mùnd të diej ndo'i send kû prej të ndiemit a prej të
pâmit të njij shêji, e sè nuk do t'a shesin shpirtin, tuj e là me bé të
rrêjshme nji nieri. §.577. Si të bahet beja me "sedlje", s'kà tager kush me i u beditë mâ
per at viedhni a gjak të hupun as të pandehunit e as Porotës. Do të shkojë
njeti me bâ hetime per gjâ a gjak të hupun. "Bé mbi bé kanûj a s'bân
". §.578. Po s'muejt kush me bâ bén me "sedije", s'do të shkojë në bé,
tuj mendue se gjindet në peshim para Perendis e sè beja e rrejshme, pose qi
kà rrfen kah shpirti, ajo kà ndeshkimin e faqen e zezë permbrapa, po u hetue. §.579. Do të flasë me ndonjanin prej Pleqsh, qi t'a ndalë Poroten, të mos shkojë në bé, do t’u kallxojë bakeqin, qi t'a vêjë per udhë të zo'n e gjâs a të gjakut të hupun. §.580. I zoti i gjâs a i gjakut, permbas hetimevet të
pertejme, do t’u lyp arsye si mbas kanûnît. §.581. Po s'i u vû, i zoti gjâs a i gjakut kà tager me e vû në bé, a, po i duel
Kapucari, do t’i pergjegjet detyrës edhè kapucaris. §.582. "A bén me "sedije", a gjân a cubin". §.583. Debejen në bé s'e bân kanûja, po s'u gjegj kush me bâ bé me
"sedije", kanûja e mban per fâjtuer, prà, a bén me
"sedije", a me là gjân, a me kallxue bakeqin, ne mos pasët ky gisht
n'at vjedhni a vrasë. §.584. Parimi i kanûnit s'luen: "Maja e bés âsht sedija", e
"Sedija xjerrë gjân". §.585. "Shka të mirret me bé, i jét atij, qi e muer". "Permbas
bejet t'i vêjë kumbonë (berrit), permbas bejet t'a ngasë n'arë (kàn)". §.586. Janë fjalët e kanûnit, jo pse i pelqen, por pse
s'kà si me i a njitë grrêmçin, 'si të lahet me bé. §.587. Kanûja jét dalë në këto rasë e prandej kà mbetë flala: "Mos të
ndeshët Zoti në bérrêjshmin!" §.588. Per të shmangun të çdo dyshimit të bés së rrêjshme Pleqt e gjygjit do të
çilin syt, tuj zgiedhë njerz të ndershem per Poronikë të njehun, mbë të cillt
varet beja e drejtë. NYE I NANDËDHETEPESËT. Gioba e bes së rrejshme. §.589. Po duel ndo 'i burrë zêmrak, edhè i
prin të zot't në gjâ të vet permbas bés së rrêjshme, ajo do t'a lajë gjân të
dyfishueme e gioben e bés së rrêjshme, e mbi këta kanûja i a njet vûlen e
shnjerzimit brêz mbas brêzit mjé në shtatë faqe. §.590. Po duel kapucarî mbas bejet, Pleqt do
t'a shqyrtojn mirë e do t'a rnojn pà të ngutun. §.591. Si të dalë kapucari i mirë, i drejtë e
me shêje të sigurta, cubit a giaksit i brumbullakzohen ne derë Pleqt,
Katundi, Poronikët e Kapucari, edhè i zbatojn kanûnin atij bèrrêjshmit. §.592. ‑ Ndeshkînie mbi bérrêjshmin
jânë: a)
do ti lajë
të zott të gjàs dy per nji; b) do të lajë kpucët e Kapucarit; c) ’’ ’’ ’’ ’’100 desh e nii kà, po kje beja më 241 Poronikë, e 500 grosh Derës së Gjomarkut. ‑ Po kje beja nen 24 Poronikë, gioben e mêrr katundi; d) do të shkojë tê Kisha me u zgidhë prej bés së rrêjshme me gjith Poronikë; e) do të lajë kà 500 grosh per krye Poroniku, pse u prini në bé të rrêjshme, tuj dhûnue Kishen. ‑ Këto të holla cubi do t'i lajë mbi eltér per Kishë.
|
|