L I B R I   I   T R E T Ė.

 

MARTESA.

 

NYE I NJIMBDHETĖT.

 

Percaktimi e mėndyrėt e Martesės..

 

 

 

 

 

§. 28. Pecaktimi i Maresės nė Kanu.

 

M’u martue mė kanun do’me thanė m’u ba shpi, me i a shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah tė punve, sa per tė shtuen tė fmive.

 

§. 29. Mėndyrat e Martesės.

 

a)     Martesa me kunorė, e pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekės

b)     Gruja e mbajtne mbi kunorė, kundra Fejet e kanujet tė Lekės;

c)     Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah Feja e kanuja;

d)     Martesa me provė kundra Fejet e kanuiet.

 

 

NYE I DYMBDHETĖT.

Tagari i djalit e i vajzės.

 

§. 30. Tagri i djalit.

 

‘’Djali ka tager me mendue per martes tė vet, po s’pat prind’’.

  Djali sa tė ket prind s’ka tager :

a)     me mendue per martesė tė vet;

b)     me shenjue shkuesin

c)     m’u perzie nė fejesė tė vet;

d)     as nė shej, as nė petka, as nė kėpucė, e as nė tė prem fejet.

 

§. 31. Tagri vajzės.

 

Vajza, edhe nė mos pasėt prindt, ajo s’ka tager me mendue per Martes tė vet, tagri asht nė dorė tė vllazenve a tė kusherijve.

Vajza s‘ka tager:

a)     me zgjedhė fatin e vet; do tė shkojė per ate, per tė cilin t’a fejojn;

b)     m’u perzie nė shkuesi as nė fejesė;

c)     as nė kėpucė as nė petka.

 

 

NYE I TREMBDHETĖT.

Detyrėt e burrit e tė grues.

 

§. 32. Detyrėt e burrit ndaj gruen.

 

Burri a’nė detyrė:

a)     me u perkujdesė per veshė e mathė e per gjithshka tė lyprt per me mbajtė jeten;

b)     me ruejtė nderen e grues e mos me e lanė me u ankue per kurrnji nevojė.

 

§. 33. Detyrėt e grues ndaj burrin.

 

Grueja a’nė detyrė:

a)     me i a ruejtė nderen burrit;

b)     me i rrogue pa zhibla;

c)     me i ndejė nen sundim;

d)     m’u pergjegjė detyrve tė kunorės;

e)     me rritė e me mkambė fmin me nderė;

f)       me i ndejė gadi me tė veshmen e tė mathmen (kah e qepmja);

g)     mos me iu perzie nė fejes tė tė bijve e tė tė bijave.

 

§. 34. Tagri i grues sė vejė.

 

Grueja ka tager me lypė prej burrit tė mbajtmen, e veshen e mathen.

 

 

NYE I KATERMBDHETĖT.

Tagri i burrit tė vejė e i grues sė vejė.

 

§. 35. Tagri i burrit tė vejė.

 

Burri i vejė, po s’pat prind, ka tager me folė vetė per martesė tė vet, (porse burri i Malevet tė Shqypnisw s’e ban ket punė, edhe nė dijtė se do t’jesė pa u martue; dokja asht me qitė nji tjeter qi tė flasė per te perkah martesa).

 

§. 36. Tagri i grues sė vejė.

 

‘’Grueja e vejė flet vetė. – Grueja e vejė i kthen krushqit m’udhė’’.

  Grueja e vejė ka tager:

a)     me folė vetė kah martesa;

b)     me zgjidhė per fat ate, qi t’i pelqejė per sy;

c)     me da me gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.

 

 

KRYE I TRETĖ.

SHKUESIJA . FEJESA

NYE I PESĖMBDHETĖT.

Shkuesija.

 

§. 37. Percaktimi i shkuesit.

 

Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalė-mirė a te prindja e vajzės, qi tė marrin a tė napin vajzen per at djalė.

 

§. 38. Tagri e perlimi i Shkuesit.

 

1.      Shkuesi asht ndermjetsi te dhandrri e te nusja (te djali e te vajza), tė mos tė luejn fjalet as njana as tjetra lagje.

2.      Shkuesi ka tager mbi 50 grosh tė shkuesit, per kpucė, tė preme prej kanuje.

3.      Kpucėt e shkuesit e kan vaden nė ditė qi tė mirret nusja.

4.      Shkuesin e gjen a shpija e vajzės a shpija e djalit.

5.      Kpucėt e shkuesit i ban gjith-herė shpija e dhandrrit, edhe ne e shenjoft shkuesin shpija e nuses.

6.      Shkuesi ka tager me folė sa per prindt e vajzės, ashtu edhe per prindt e djalit.

7.      Perlimi i shkuesit asht me hecė per tė marrun vesht, per me ēue paret me t’a’n a tė vllan e dhandrrit te prindja e vajzės.

8.      Shkuesi ka tager m’u perzie nė ēdo punė ndermjet prindės sė djalit e tė vazės, mje nė ditė tė martesės.

 

 

NYE I GJASHTĖMBDHETĖT.

Fejesa

 

§. 39. Tė ndaluemt e martesės nė Kanun.

 

Nė fejesė varzash do tė shikjohet:

a)     Tė mos jetė gjak e gjini;

b)     Tė mos jetė tė njij fisit;

c)     Tė mos tė jetė mesė fisit tė djalit, qi do me e nxanė;

d)     Tė mos tė jetė grueja e lshume;

e)     Tė mos tė ketė kumari:

 

1)     nė tė peshuem nė derė tė Kishės;

2)     nė kunorė;

3)     nė tė marrun tė flokvet;

4)     tė mos tė jetė vllaznue me gjak tė pim.

Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur tė ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe nė katerqind breza me kenė (me gabue kush kundra kėtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitė, e qillon qi edhe shpin i a djegė).

Nė fejesė tė lirė asht kanu qi tė shkoje shkuesi e i ati  - a i vllaj – i djalit te prindja e vajzės, per me ēue shejin nė natė tė dame.

Tė himit n’anė, shkuesi do tė perpushė zjarmin, para se tė lypė vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si tė ketė hanger darkė, i ati i dhandrrit do t’i apė shkuesit nė dorė si paret, si shejin. Shkuesi si tė njehė paret mė qethit, do tė ēohet mė kambė, e lshon nė dorė tė t’et tė vajzes si paret, si shejin.

 

§. 40. “ Nuse pa shkuesi s’bahet”.

 

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetė burrė, nuk mund tė stoliset si nuse; do tė shkojė vajzėnisht – me petka vajzėnijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.

 

 

NYE I SHTATĖMBDHETĖT.

Sheji.

“Sheji, mje ke tė hjekish dorė, t’a ban nierin t’andin”.

 

 

§. 41. Percaktimi i Shejit.

 

Sheji perbahet prej njij unaze tė remėt a t’argjanėt (tash vonė), se arit s’i dihet fija nder malci t’ona. “Unaza e dhetė grosh” janė me kanun. Sheji as ndrrohet as kthehet per tė gjallėt t’atij, qi e xen vajzen. Me shej perdorohet vajza, e, po duelen fjalet, prindja e vajzės shpis sė dhandrrit i kan nji gjak.

 

§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.

 

Njatė herė kur t’i teket djalit, asht i lirė me lshue vajzen e xanun, porse sheji e gjithsa pare tė ket la per vajzė i hupin; arsyeja asht: “kush e lshon vajzen nder unazė, kanuja  a ban gjobė hem shejin hem paret sa tė ket la per te.”  Para se ta lshojė vajzen djali, do tė bajė me dije shkuesin e ky me dy shokė tė katundit tė djalit do tė shkojė te prindja e vajzės, e nder sy tė dy shokve tė katundit tė vajzės, u kallxon, se djali, qi e pat xanė vajzen e tyne, a’tue hjekė dorė, e janė lirė me ė martue njeti.

 

§. 43. Vajza nen unazė nuk ka tager me lshue djalin.

 

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe nė mos e pasėt per sy.

Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanė, e edhe prindja i perkrahen sė bis, kjo s’mund tė martohet ma per tė gjallėt e dhandrrit me tjeterkend.

Prindja e vajzės janė detyrė me i a kthye shpis sė dhandrrit mje nė ma tė mbramin dysh, qi kan la per at vajzė.

Sheji e dhetė grosht e kanus, qi i janė ēue vajzės kur u xu, do tė jesin n’arkė tė sajė deri diten e dekės sė dhandrrit; e tė dije si vajza, si djali, si prindja se aj dhandrrit; e tė dije si vajza, si djali, si prindja se aj shej s’i len me luejtė.

Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veē me leje tė dhandrrit qi e pat xanė e per nė hjekėt dorė ky, se s’mund tė martohet, e s’a’kanun qi tė shkojė tjeterkush me e lypė, si tė dijė se gjindet e pengueme.

Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.

Me dekė tė dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet tė martohet per arsye qi “me dekė tė dhandrrit, sheji xehet i hupun”.

Po s’nigioi vajza me shkue m’at fat, qi e pat xanė,  edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanė me “Fishek mė shinė”; e per n’i raftė per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek tė prindės sė saj, e gjaku i vajzės shkon hupės, per arsye qi me fishek tė tyne e vrau.

 

 

NYE I TETĖMBDHETĖT.

“E premja e Fes”. – Dita mė shej.

 

§. 44. Percaktimi i “Fes sė preme.”

 

“Me pre Fen” do’ me thanė me da diten e vaden e kputme se kur me nisė krushqt per me marrė nusen.

Si t’i “pritet feja” vajzės, tuj kenė ditė mė shej, krushqt do tė nisen at ditė as kanuja s’e shtyn, as ban qi tė shtyhet.

Krushqt do tė shkojn me marrė nusen at ditė, edhe me dijt se a’tuj dekė nusja, zhagas e rrshanas do t’a ēojnė nė shpi tė dhandrrit.

Krushqve s’u ndalet udha, edhe me pasė tė dekmin nė shpi, prindja e dhandrrit e prindja e vajzės.

I dekni nė shpi, krushqt do tė nisen; nusja hinė nė shpi, I dekni del shpijet. Andej tė vajtohet, kėndej tė kėndohet. (Kjo thtohet per me diftue se as deka ket ditė s’mund t’i ndal krushqt, se me kėndue nuk kėndohet.)

 

 

NYE I NANDBĖMBDHETĖT.

Ēmimi, qi nepej e nepet per gra.

 

Ēmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetė e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshėsh.

Ēmimi i kanus sė vonė perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.

 

 

NYE I NJIZETĖT.

Trshigimi I grues Shqyptare.

 

Grueja shqyptare farė trashigimit s’ka te prindja, as mė plang, as nė shpi, - kanuja e xen gruen si nji tepricė nė shpi.

Prindja s’mendon per pajė as per kurrnji send per vajzė tė vet; qi e xen do t’i a baje kujdesin.

Prindja e djalit, qi e xun vajzen do tė mendojn per gjith shka duhet per martesė tė saj.

 

 

 

KRYE I KATERT.

DARSMA

NYE I NJIZETEPARĖ.

Gatimi i darsmes nė Kanun.

 

§. 45. Per darsem do tė gatohen:

 

a)     Kau i darsmes do tė qesė 100 okė mish e vjamė;

b)     Nji barrė miell kallamoqit;

c)     4 babune grunė – miell grunit;

d)     12 okė sheqer;

e)     8 okė oriz;

f)       4 okė mjalėt;

g)     10 okė djathė

h)     2 okė tlyen;

i)        3 okė voj tė butė;

j)        70 okė raki.

V.O. heret nė vend tė rakis ishte vena.

 

§. 46. Nė darsem tė Kanus hijn:

 

a)     12 Krushq e 13 Krushka;

b)     Thirca;

c)     Strafuleca;

d)     Sherbtorė;

e)     Kcimatare;

f)       Desharėt;

g)     Kangė vallesh;

h)     Dhandrri e Nusja;

i)        Dy dishmitarė (Kumarėt e Kunorės);

j)        Kunora.

 

§. 47. Detyra e tė zot’t tė Darsmes.

 

Kater javė para para darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do tė shkojė vetė me krye me thirrė krushqit.

Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokė.

 

§. 48. “Asht kanum, qi mikut t’i shkohet nė darsem me dash.”

 

Desh do tė ēojn:

a)     Nipa e sternipa, edhe nė djep me kenė e ama do t’a ket dashin per per doret e djepinmė shpinė;

b)     I ungji i dhandrrit.

 

§. 49.Rendi kur do tė shkohet nė darsem.

 

a)     T’Ejten shkojn bijat e nipat;

b)     Tė Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarėt, e Krushqit miq.

Deshtarėt, tė mrrijmit n’oborr tė dhandrrit, do tė qesin ka’i pushkė per krye.

c)      Tė Shtunden nadje shkojnė Krushqit shokė.

Tė Shtunden, si tė nisen Krushqit, do tė therret gjengji i darsmes.

 

NYE I NJIZETEDYTĖ

            Prija e Krushqvet.

 

 

§ 50. “Prirjen e kryshqve e lype e pvete e veē atij qi i perketse s’kä burrė, qi munde tė prijė”.

Asht e rrebėt kjo kanu.

Prija e krushqve s’luhet as ndrrohet.

Me bame hetue i zoti i darsmes, e me me shenjue per krushk tė parė ate, tė cilit s’i shkon prija e krushqis, posė qi bjen nė gjobe, edhe krushkaparin, qi aj e shenjoji, kanuja s’i a xen.

Krushkapari s’mundet me kenė:

a)     Mik, por shoq i katundit tė dhandrrit;

b)     Nuk do t’jet prej vllaznije a fisit tė dhandrit, por prej fisit tjeter.

Krushkaparin kanuja s’e shikon per dukė, por tė cilit I perket prija, e edhe fmi e shemtim per sy me kenė, shpija e dhandrrit do ta pelqeje.

 

§ 51. Vargu I krushqve m’udhė.

 

Rreshti I krushqve kur tė nisen me marr nusen, e tuj u kthye me te, mbas kanunit ashtu ėshtė njek.

I.                     - Krushkapari, shoq, prin

II.                   - Krushku mik

III.                  – Krushku shoq

IV.               – Krushku mik

V.                 – Krushku shoq

VI.               – Krushku mik

VII.              – Krushku shoq

VIII.            – Krushku mik

IX.               – Krushku shoq

X.                 – Krushku mik

XI.               – Krushku shoq

XII.              – Krushku shoq me dash per doret.

XIII.            – Krushka tuj e reshtė dashin.

                  Ma i mbrami do tė shojė i ati a i vllaj i dhandrrit me kal per doret.

                  Krushqit, tue u nisė per nuse, do tė qesin ka nji pushkė per krye n’oborr tė dhandrrit.

 

 

NYE I NJIZETETRETETĖ

 

“Krushqit pa e me nuse, e percjells a me tė deknin, s’mund t’i kalojn kuj per derė, posė me kenė shteku a udha e katunit a udha e madhe”.

 

§.52. Udhen e katundit e udhen e madhe, s’ka burrė qi mund t’i a ndalue kuej, edhe me kenė se i kalon para derės sė ships.

 

Aty, ku kalon nieri, kalon edhe bagėtija, kalon i gjalli, e kalohet me tė dekunin.

M’u rrenim m’udhė tė madhe, zhyt e mbyt, aty do tė kaloj shtektari e bagėtija, nusja me krushq, e pėrcjellsa me tė deknin.

Zameja e tė zot’t lypet – pa ndryshim – per me i kalue rrazė shpijet, e ky mundet me lirue shtekun, porse me fjalė, tė mos i jesė aty udhė, e tė mos i bahet ndera dhunė.

Me ba me u trimnue kush, a krushqit a percjellėsat me tė deknin, me i kalue per derė, kanuja e ep me i kėthye dalė, per arsye qi shtekun e shpis e tė pronvet tė veta e ka per vedi e jo per udhė tė madhe.

Me qillue se shtyhen me besat (forkade), ka ndollė, qi janė ba shokė tė deknit, e nuses i a vu futa mė krye.

 

 

NYE I NJIZETEKATERT.

“Krushku i vendit t’ia lshojė udhen krushkut mik”.

 

Krushqit m’udhė, tue shkue per nuse s’mund tė qesin pushkė, e kanuaj ven leēi mos me i ngue kush.

Shtektarėt, ēfarėdo kambet e nderjet tė jenė, qi ndeshen me krushq, do tė shmangin udhen sa tė kalojn krushqit.

Krushku i vendit do t’i a lshojė udhen krushkut mik; kjo asht kanu detyret e burrnijet, qi  e kan pasė malet t’ona qė se mbahet nė mend.

Mu ndeshė me krushq miq nė katund a nė Flamur t’em, kanuja mė ven detyrm’u shmangė me krushqt e mi, sa tė kalojnė krushqt miq.

Mu ndeshė dy lagje krushq nė katund a nė Flamur tė huej, kanu detyret asht tė shmangen sa njana sa tjetra lagje, e tė ndahen me nderė e pa fjalė.

 

 

NYE I NJIZETEPESĖT.

“Krushku – krushk, Miku – mik”

 

§.53.Kanuja S’na ven leēi mos me nga mikun mė shpi t’onė.

’’Krushku a’krushk“ e kanuja na len shtekun  tė lirė me e nga, edhepse na  xen caranin e votres. – Me nga krushkun s’i quhet kuej pėr marre.

Qe arsyeja:

Krushqit vijn dhe biejn me vedi mish, meze, raki (venė) paret e sė bujtmes e tjera; kah kanuja krushqit han buken e vet nė shpi t’eme.

 

§.54. Krushqit do biejn me vedi:

 

1.      – Dashin 12 okėsh rrumull; po erdh mengut, i ati i nuses ka tager me ngushtue Krushkaparin qi tė blejė’i dash tjetėr si e lypė kanuja;

2.      – Nė ditė krezhmijet do tė bjejn 8 okė peshk tė that;

3.      – Djathė 2 okė;

4.      – Venė 8 okė;

5.      – Raki 2 okė;

6.      – 12 grosh pare tė s’bujtmes; - kėto pare janė per bukė, qi u qet krushqve shpija e nuses okė e grosh;

7.      – Djalit, qi u del krushqve pėrpara 5 grosh;

8.      – Grues, qi e vesh nusen 5 grosh;

9.      – 10 grosh ungjittė vajzės- vllaut tė s’amės.

 

a)     Krushqt  vijn si grabitēarė e si nji tubė cubash at natė, per me ra pre e me marrė nierin si rob tė xanun, e s’vijn si miq;

b)    Edhe i zoti i shpis, pra, e ka shtekun ēilė  me i ngucatė2, m’u ra prej tuj u ndalė armėt, e peng me te s’mund tė qesin, se kanuja s’jau gjegjė vajin.

 

§.55. Darsma nė shpi tė nuses.

 

Nė shpi, prej sė cilės del nusja, s’a’kanun me kndue, as me qitė pushkė.

Krushqt edhe nė mrrijshin heret nė katund tė nuses, s’a’kanu m’u nisė kah shpija, pa prendue dielli e  pa u muzgė.

Nji holli kaut larg’shpis sė nuses, nji prej shokėsh tė katundit tė nuses, i cili s’do tė jet as gjak as fis me nusen, do t’u dalė perpara krushqve.

Krushqt, tuj mrrijtė n’oborr tė nuses do tė qesin ka nji pushkė per krye, ashtu edhe kur tė dalin m’u nisė me nusen.

Krushkapari vetem flet, krushqt tjerė s’akanu qi tė flasin, posė n’u thirrėt a n’u pvetėt kush me emen.

Krushqt me krushken do tė hajn bukė zbashkut mė njitryezė; s’a’kanu me i da dyzash.

Si tė kryhet buka, do tė lshojn dasmorėt dhantit per nusen mbi bukė tė pathyememė tryezė.

Dhantia perbahet prejnji groshit per krye, s’a’kanu me dhanė as ma teper as mengut.

 

 

 

KRYE I PESĖT.

KANUNI I DHANDRRIS.

 

 

NYE I NJIZETEGJASHTĖT.

“Me dekė dhandrri, prindja e nuses janė nė detyrė me i a kthye gjysen e ēmimit shpis sė dhandrrit”.

 

§56. Tagri i shpis sė dhandrrit e detyra e mikut.

 

Me dekė dhandrri pa e marrė nusen, mikut i jet nė dorė Sheji (unaza) e dhetė grosh tė kanus, se paret tjera do t’i a kthejė prindės sė dhandrrit deri nė  ma tė mbramin dysh.

U martue dhandrri e veē nji natė e kaloi me nusen  e diq, gjysen e ēmimit do t’i a kthejė miku prindės sė dhandrrit.

Me dekė dhandrri n’at vjetė qiu martue , gjysen se gjysen e ēmimit i a kthen miku i prindės sė dhandrrit. Me dekė dhandrri nė krye tė dy vjetve mbas marteset, dy pjesė tė ēmimit miku i ndal pėr veti, tė treten i a kthen prindės sė dhandrrit.

Me dekė dhandrri edhe vjetin e dytė, por tuj lan fmi nė cara tė votres, miku s’i a ka farė detyret prindės sė dhandrrit, per arsye qi bija i a la shpin tė perzieme e ēmimin i a lau me fmi qi i a la nė plang.

Me dekė dhandrri nė krye tė tri vjetve, prindės sė kėtij s’i jet gja me marrė te miku, pėr arsye qi bija e ktij a bani rrogen nė derė.

 

 

NYE I NJIZETESHTATĖT.

Deka e nuses.

 

§.57. Tagri i prindės sė nuses.

 

Me dekė nusja nė krye tė tri vjetve mbas marteset, pa lanė fmi nė plang tė burrit, prindja e kėsaj kan tager me marrė petkat e rrgjanet, porse arka me dry me nji palė petka do tė jesin ke prindja e burrit.

Me dekė gruja, tuj lanė njė djalė a vajzė te burri, prindja e kėsaj kanė tager mbi rrgjanet e frytit, se tjera sende do tė jesin nė shpi tė burrit.

 

NYE I NJIZETETETETĖT.

„Gruja s’bjen nė gjak“ – „Grueja lshon mė gjak prinden“

 

Njimend se mbas kanunit t’onė „gjaku shkon per gisht“, porse kjo kanu s’e pershin gruen, per arsye, qi „Grueja s’bjen nė gjak“ edhe me qillue se vret kend.

Me vra grueja burrin e vet a kedo, prindja e kėsaj do t’apin arsye per at gjak.

Burri e blen mundin e tė jetuemt e grues, por jo jeten e saj.

Me gjetė gja gruen per faj tė burrit, prindja e kėsaj i lypin arsye mė kanu.

Me rrahė burri gruen, nuk bie nė faj kah kanuja, e as prindja s’mund t’a kerkojn tė rrahmen.

Me plyrė burri gruen, e po bani vaj kjo ke prindt, burri do t’u apė arsye.

Me mbytė grueja burrin, e m’u ēue i kunati me vra tė kunaten, pse i a vrau tė vllan, kjo s’asht e perligjme mė kanun. – Gjaku i grues s’bahet krahas me gjak tė burrit; pra, tepricen e gjakut tė burrit do t’a perligjin prindja e grues.

Sikurse janė nė detyrė prindja me dhanė arsye per ēdo punė tė ligė qi tė bajė nė derė tė burrit a kuejdo bija e tyne, ashtu ēmimin e gjakut tė saj.

 

NYE I NJIZETENANDĖT.

„Grueja asht shakull per me bajt“.

 

Grueja njifet si njė calikė per me bajtė sa tė jetė nė derė tė burrit, se prindja se hjekin dorė prej sojet, e ndalin per vedi e mbi vedi tė tė pergjegjmen per te, por edhe me lypė arsye, me ba me gjetė gja.

 

NYE I TRIDHETĖT.

Grueja e vejė.

 

Grueja, qi mbet e vejė e pa fmi, tuj u da me shpi tė burrit, petkat, qi pat pru si nuse e arken me dry i merr me vedi.

Grueja e re, qi mbetet e vejė, por me fmi, po desht me ndejė nė plang tė burrit me fmi, do tė dorzanitet me dy lagje dorzanė: dy dorzanė do tė jenė tė katundit ku mbet e vejė, se s’ka me3 pasė kush punė me te, e se s’do t’i a korisin emnin prindės as burrit tė dekun; dy tjerė do tė qes prindja a kushrinja e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veē nė lypėt vet m’u da e m’u marte.

Grueja, qi mbet pa burrė e pa fmi, e, pse e shtyme nė vjetė, i lutet prindes me e lanėnė plang tė burrit, s’guxon me e trazue kush prej vllaznis a fisit tė burrit.

Grueja e vejė e pa djelm per nė pasėt varza tė martueme, ka tager me ndejė e me jetue nė plang tė burrit. Mundet me shkue edhe ke prindėt a ke ndonjana bijė e martueme me gjallit, e toka e burrit do t’I qes bukėn e gojės – tri barrė drithė per vjet deri nė dekė.

Po u marte grueja e vejė, atbotė rrnesėn e vet e gjen te burri i dytė, se toka e burrit tė parė s’qet bimė ma per tė.

 

 

NYE I TRIDHETEPARĖ.

Theku i prem.

(Me lshue gruen)

 

Po s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e me lshue.

Kunora jet, e as burri as grueja nuk mund tė martohen pėr tė gjallėt.

Po u qortue grueja, mbas tė lutmes sė dashamirve, qillon qi burri e merr perseri.

Per dy punė e ka fishekun nė shpinė grueja e per nji punė i pritet theku e lshohet.

a)     per kurvni;

b)     per mik tė prem.

Per kėto dy punė tė pabesijet i shoqi e vret tė shoqen, e rrin pa ndore, pa besė e pa kenė i ndjekun pėr gjak, se prindja e nuses sė vrame marrin ēmimin e gjakut, e kėtij do t’i napin fishekun e do t’i qesin dorėzanėt.

Per bracni a cubni burri e lshon gruen porse tjeter dhunė s’ka tager me i ba grues.

Grueja, qi lshohet, tuj dalė shpijet tė burrit, kurrnji send s’ka tager me marrė me vedi posė petkash, qi ka nė shtat. I hupin petkat grues sė lshueme, perse ēmimi, qi ka pasė la burri per tė, i jet ke prindt.

Me pasė djalė prej gjiut grueja e lshueme, i shoqi, edhe pse e din kathedret, asht nė detyrė me i a shenjue nji vend rreth plangut tė vet, me i a dhanė djalin e  me mbajtė me vesh e me mathė e me bukė.

 

NYE I TRIDHETEDYTĖ.

Grueja e pa-kunorė.

 

Aj, qi tė marrė gruen pa kunorė, jet i lidhun kah Feja edhe kah kanuja.

Grueja e pa-kunorė farė tagrit s’ka nė shpi tė burrit.

Kanuja i nep kėto ndeshkime burrit, qi merr grue tė pa kunorė:

a)     shpija i digjet e toka i jet djerr;

b)     xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasė token e vet mje qi t’a largojė gruen e mbajtne pa kunorė;

c)      nė pasėt fmi me grue tė pa kunorė, njehen tė pa-ligjė e prandej s’mund tė bahen kurr perkaes (trashigues).

 

 

 

KRYE I GJASHTĖT.

PRINDJA. (Baba – Nana – Djelmt)

 

NYE I TRIDHETETRETĖ.

Baba – Burri.

 

§.58. Tagri I burrit mbi gruen.

 

 

Burri ka tager:

a)     me kshillue e me qortue gruen;

b)     b) me rrahė e me lidhė gruen e vet, kłr tė mbrrījė me i a perbuzė fjalen e urdhnit.

 

§.59. Tagri i babės mbi tė bijt.

 

Baba ką tager:

 

a)     mbi jetė e mbl gjallnim tė tė bijve

b)     me rrahė, me lidhė, me burgosė a edhč me vrą tė birin e tė bin, kanuja s'i lypė arsye, edhč ī a xźn se vret vendin: "Kush vret vedin shkon gjak‑hupės,

c)      me nijtė tė birin nė rrogė są herė tė duej, per arsye, qi "Są tė jét i ati gjąll, i biri njehet si bulg ",

       mbi fitimet e tė birit, tė rrogės a sidą kojshin ;

d)     me shitė e me blé, me dhānė e me mārrė,

e)     me karmue tė birin shpijet pa pjesė, kłr mos t’i rrije nen sundim e ndigiesė; ‑ porsč, si tė desė i ati, i biri vien ne trashigirn t'et.

 

§. 60.Detyra e babės.

 

a)     Baba āsht me detyrė mu rrekė per tė mirė tė tė bijve si kah ndera si ka pasunija.­

b)     m'u blé armė djelmve. si tė bąhen per'to:

c)      mos me bā testamende. si tė ket tė bijt:

d)     trashigimin paraz m'u ląn djelmvet

 

 

NYE I TRIDHETEKATERT.

Nana – Grueja.

 

§. 61. Paperlimsija e grues.

 

a)      Burri nuk ką tager mbi jetė tė gures

b)      Grueja farė tagrit s'ką as inbi tė bijt as nė shpi,

c)       Me vrą i biri t'āmen, bien nė gjak me prindt e sāmės,

d)      Me rrah, me plyrė a me vrą gruen e burrit dora e huej,nderen i a kérkon burri, varren é gjakun prindja.

e)     Me rrehė kunetija gruen e burrit, prindja e grues i a lypin nderen, nė mos i raftė s mbrapa i shoqi.

f)         Me kenė nāna gergase (qi perzien e shpin), i biri e qet tąmen prej shpijet pā njesė e pą    gjā, veē se vjetin e parė do t’i apė buken e gojės (tri barrė drithė) e tjetėr s'i ką.

 

 

NYE I TRIDHETEPESĖT.

Djelmt.

 

§.62. Detyra e perlinii i dielmvet

 

a)     Bijt jau kan detyrė prindės bindjen e ndigiesen,

b)     do tė rrījn nen sundim tė t'et mje qi tė desė ky,

c)       smund tė siellin doren mė 'ta, as m'u  rą ndesh fjalės,

d)      per ēdo pūnė do tė mźrren vesht me t'anė;

e)      pą lźje tė t'et s'mund tė shkojn kund,

f)         pą zamź tė t'et s'mund tė blejn as s'mund tė shesin gjā, e as farė mārrdhāmet s'mund tė kenė me kend,

g)     smundne me hī dorėzānė, posė per aq.. są u bājn armėi e brźzit,

h)     s'munden me qitė fanė mė rrugė tė madhe edhč pse ā'plakė jetōs,

i)        me pretue (me mārrė pré), me viedhė a me vrą kend i biri, i ati do tė pergiegjet per arsye qi “Fitimi e rreziku i tė bijve i perpiesėnohet t'et e vllazenve"

j)        me vrą i biri t’anė, fisi a grīn dorėrasinn ase e xjerrė vendit per gjithė herė;

k)      me i u mbushė menja ndonjźnit nder dielm me u dą prej t'et, del pą pjesė e pą gjā.

 

§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit tė parė).

 

a)     Djalit tė parė i perket sundimi i shpis mbas dekės sė t'et,

b)     Vllau i parė do tė pvetet per gjithshka mbrenda e jashta shpijet,

c)      Me kźnė derė Flamurtari, djalit tė pare tė vllaut tė parė i perket Flamuri,

d)     Me kźnė derė Vojvodet, djalit tė parė tė vllaut tė parė i perket prī,ja,

e)     Me kźnė Plak katundit, djalit tė vllaut te pare i perket strapleqnija.

 

 Oroe: Są tė jét pą u dą shpija, i ungji i tė bijve tė vllaut tė parė nder  zyre tė katundit e tė Flamurit, si tė dahen, s'kan tager m'u perzie nder zyre tė naltpermenduna, as i ungji as tė bijt e tij, pse jānė tė tė bijve tė vllaut tė parė.

 

 

KRYE I SHTATĖT.

TĖ DAMT.

 

§.64. Nė Kanū tė tė damit pershīhen.

 

1.Shpija, troje e vithna. 2.Toka: a)arė b)vneshta, c)livadhe, d)xāna, ograja, e)prozhme zabele, 3.Vada (rendi i ujit), 4.Mullīni‑, 5.Fitim e tė prishuna, 6.Armėt, 7.Rźmet, hekurishta, almistra qésh, 8.Rraqe shpijet ‑ shtroja e mbloja , 9.gjāja e gjallė:lopė, qé, kual, dele e dhi, 10.Drithi e ēdo  bimė aret, 11.Bletėt, 12. Djathi e tlyeni; 13.Vźna e rakija, 14.Pleqt e tė damit.

 

§.64. Shpija, troje e vithna.

 

1.      Shpija me tokė, qi tė ketė per rreth, i perket vllaut tė mbramė.

2.      Prroje e vithna dahen per ‑Vllą aq pjesėsh, s'ā zjarmijesh tė dahen vllazent.

 

§.66. Toka.

 

1.Toka e tė parve do tė dahet me terkuzė ‑ per vllą.

2.Toka e bléme prej djlemve mbas dekės sė prindės ‑ do tė dahet per pushkė.

3.Vllau i ndermjemėt ką tager me zgjedh tokė kū tė duej.

4. Ara, vneshta, livadhi, xāna ograja, prozhme e zabele do tė dahen me terkuzė per vllą, są njani,tetri.

5. Kujnija, mali e bjeshka s'dahen,'do t'a kenė zbashkut, si per drū si per kullosė

 

 

§.67. Vada.

 

Rendi i ujit do tė dahet me kerēik mbas oket.

 

§.68. Mullīni

 

Mullīni, si toka, dahet per vllą.

 

§. 69. Fitime e tė prishuna.

 

1.Fitimet e tė prishunąt jānė tė plangut: shpija i gzon e, pą u dą shpija,.do tė lahen.

2. Fitime tė posaēta kanuja sė veēon: "Shka tė xānė tė dąmt nė shpi, jet mbrendė."

3.Paja e grues nuk hīn nė pleqėni tė damit.

4. Dhantit, qi i mblidhen nuses nė ditė tė martesės, si te prindja, si te burri, kanuja é tė damit nuk i pershīn, jānė tė grues.

 

§.70. Armėt.

 

Armėt do ti epen vllaut tė parė

 

§.71. Rźme, hekurishta, alinistra qésh.

 

Rźmet do tė dahen  per vllą. si edhé hekurishtat: spata, sheten. kosa, kmesa, kīza, shar­ra, thadra, dalta, etj… ashjū edhé almistra qesh.

 

§.72. Rraqe shpijet.

 

a)     Shtroja e rnbloja do tė dahen per vllą:

b)     vozga, govixha,  fuēija, sheka, per vllą:

c)      lugė, qźtha, vjedra (mielca), mtīj, tur­ren e drūve, vegsha, vorba, kuēa, e shka tė jenė źnė drūnit e dheut, i dąn e zoja e shpis per mbas msim­it tė pleqve, ashtū adhč pulat.

 

                   §.73. Glāja e gjallė.

 

"Berret dahen per pushkė". ‑ Nė tė dam tė berrevet, tė lopvet. tė qevet e tė kualvet mārrin vetun ata, qi jānė tė zot me bajtė armė.

 

 

§.74. Drithi.

 

1.      Drithi dahet per gojė". Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojės nė ditė tė tė damit.

2.      Fmija ‑ djalé a vajze ‑ pa e mbushė vjetin, s’kan tager nė bukė tė gojės. Si tė mbushin vjetin, do tu dahet  pjesa e bukės si tjervet.

3.      Jo veē drithi, por edhč ēdo bimė tjeter e arve a e kopshtijeve, do tė dahet per gojė.

 

§. 75. Bletėt.

                 1.  Zgjojt e bletve do tė dahen per vllą.

3.      Mjalti dahet per gojė.

 

§. 76. Diathi e tlyeni.

 

Bylmeti e ēdo melmesė do tė dahet per gojė.

 

§.77.  Vźna e rakija.

 

Vźna e rakija, me nji  fjalė, glithshka hahet e pihet, do tė dahen per gojė.

 

§.78. Pleqt e tė damit.

 

1.Pleqt e tė damit do tė ienė dy a kater, a si t'a lypė nevoia e           shpis, qi dahet.

2. Pleqt e tė damit kan tager me mārrė ka nji berr per krye plakut.

3. Kpucėt e pleqve tė tė damit do t'i apin zbashkut vllazent, qi dahen.

Oroe.

 

§.79.  a) Plakut tė shkretė do ti epen tė prishunat e drekve pą u dą shpija.

b) Vllaut tė pamartuem do ti epen tė prishunat e martesės pą u dą shpija.

c) Granija s'hījn nė pjesė tė tė damit, posė per bukė tė gojės ‑ nė tė gjitha sendet, qi hahen e pihen.

d) Grazhdi ‑ sāna e kashta ‑ dahen mbas gjājet.

 

§.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dą per tė gjallėt e t'et, kėta nuk kan tager me u perzie as nė tokė, as nė pasuni, e do tė shkojė seciIi n'at piesė, qi t’u a shźnjojė i ati.

 

§.81. Mbas deket tė t'et, kanuja e tė damit nuk i veēon vllazent, por, są tė jenė, aq pesėsh do t'a dajn pasunin e t'et, si tė tundshmen si edhč tė, patundshmen.

 

§.82. Me kźnė kater vllazen, e per nė qit­shin Pleqt per m'u dą, token e tė parve do t'a dajn me terkuzė  per vllą.

 

§.83.  Me u dą dy vllazen mė nji krah e dy tjerė me nji tjeter, token e tė parve e dajn per gjymės, token e bleme prej sish per pushkė.

 

§.84. Me dekė njani vllą prej dy te damve, pą lānė djalė nė voter, toka, qi i pat rą nė pjesė, do tė dahet trish, posė tokėsh tė bleme mbra­pa e pos gjāsė sė gjallė tė pertrīme mbasi jānė dą.

 

§.85.  Paragrafi 83 e 84 pershīn edhč vllazen dy nanash.

 

§.86. Vllazent e dąm nii herė me głr e kufi, po u perzīen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me u sterdą, tokėt i dajn mbas kufinit tė sė dames sė parė. Per nė paēin blé tokė tė reja e pertrī gjā tė gjalla permbasi u perzien, do tė qesin ne pūnė § 83.

 

§.87. Me kźnė dy a mā shum vllazen, e me dekė njani tuj ląnė djalė mbrapa, kłr tė dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllą, mźrr pjesen e t'et.

 

 

KRYE I TETĖT.

TRASHIGIMET.

 

NYE I TRIDHETEGJASHTĖT.

Tagari I trashigimit nė Kanu.

 

 

§. 99. Me mbajtė nė shpi varzat e plangut tė shuem, me i a bajtė kujdesin  per kah vesha e  mbatha.

 

§.100. Me martue varzat e vorfna.

 

§.101. Me pritė nė tė pam e me i pėrcjellė mbas kanunit.

 

 

§.102. Me u ba drekėt bisave, po diqnenė shpi tė vet para a mbas maltese.

 

 

NYE I TRIDHETETETETĖT.

Vllau i shpifun.

 

§.103. Vlla i shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanės me burrė tė dytė.

§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie nė plang tė burrittė parė tė nanės.

 

 

 

KRYE I NANDĖT.

TĖ LANUNAT.

Testamendet

 

NYE I TRIDHETENANDĖT.

Pecaktimi i testamendeve.

 

Oroe: Kanūni i Lekės nuk nief testa­mende, e, per nė dashtė kush me lānė gjā prej pasunish tė veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i kushrījve.

 

§.105. Percaktimi i tė Lānunave (i Testamendeve).

 

Per te lānunat a tė falmet a, si thotė gola e kombit tonė "me lānė giāsend per shpirt" mźrret vesht me lānė gja per kish, si arė a livadh, kopshtė a vźshtė, prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhč lang e plang me t'eger e tė butė, do tė két:

a)     mendt e shndoshta nė krye,

b)     tė jét i lirė kah e lānmja;

c)      mos tė jét i tutun prej kercnimit tė ndokuej

d)     tė két tager me lānė.

 

 

NYE I KATERDHETĖT.

Mėndyrė tė lanunash.

 

§.106. Tė lānunat jānė dy mėndyrėsh: me barrė e pą barrė.

a)     Tė lānunat me barrė (me detyrė) jānė ato kłr lānėsi i cakton kishės nji detyrė, b.f. me thānė nji a dy Meshė nė vjetė per shpirt tė tij a tė parvet tė tij, per at pasuni, qi po lźn.

b)     Tė lānunat pą barrė jānė ato, kłr lānėsi lźn gjāsend per kish pą i caktue kurrfarė detyre, e xźhet si e falun.

c)        Lānėsi āsht nė detyrė me mbledhė kushrinin e vet e Pleqt e fisit me dishmitarė, e, si lānėsi si kėta, do tė vźjn gisht nė leter si e lypė kanūni.

 

 

NYE I KATERDHEPARĖ.

Tagri i tė dalunit fare.

 

§.107. Gjithkush āsht i zoti i pasunis sė vet, e aj, i cilli don me lānė gjānė e vet per kishė, āsht i lirė e nuk mund t'a ndalė kush.

 

§.108. Baba edhč nė mos pasėt djelm, nuk mundet me u lānė bijave as tokė, as plāng, as shpi.

 

§.109. Baba. per tė gjallė tė vet, ką tager me u falė bijavet tė holla. Rraqe, ēakla, permbas deket tė t'et s'ką tager bija me lypė tė falmet e tė folmet e t'et.

 

 

NYE I KATERDHEDYTĖ.

Tagri i kushrinis.

 

§.11O. Kushrinija e tė dalunit fare kanė tager me shperblye token e gjānė e tė dalunit fare, porsč ēmimin e kėsaj pasunije do t‘ia dorėzojn Kishės, mbas mendes sė tė dalunit fare.

 

§.111. Me pasė lānė uhą e detyrė gjaqesh i daluni fare, do tė lahen prel pasunish tė shperblyeme prej kushrījsh, e tepricen do t’i a dorė­zojn Kishės per shpirt tė tė dalunit fare.

 

§.112. Me dekė nė tė papritun i daluni fare, kushrinija, kan tager mbi giā e pasuni tė tij.

 

§.113. Edhč nė mos lashtė gjā me shkrim i daluni fare, kushrinila jānė nė detyrė me mendue, per shpirt tė tij, po s'e mueren nė kujdes ket pūnė kushrinija, fisi e Pleqt e katundit, kłr t'a dajn pasunin e tij, u caktojn se shka do tė lānė per  Kishė.

 

§.114. Nė pasėt bija tė martueme i dalu­ni fare, e per ne e shperbleshin pasunin e tij  kushrinija, nė detyrė.jānė me  pritė e me i perejel­lė mbas kanunit.

 

§.115. Po pat dielm, i jati nuk mundet me bā testamend.

 

§.116. Po diq i ati nė tė papritun, tuj lānė djalin férishte djepi, kushrinija do t'a mārrė nė kujdes pasunin e dialin mje qi tė bāhet 15 vjeē.

 

 

NYE I KATERDHETRETĖ.

Rrogtari.

 

 

 

§.117. Zotnija ką urdhnesen, rrogtari ndigjesen.

 

§.118. Rroga lahet mbas vendimit, qi tė bāhet ndermiet zotnis e rrogtarit.

 

§.119. Per ndo'i fāj, qi tė bāj rrogtari zot­nija s'mund i a bājė giobė rrogen.

 

§.120. Po vodh a vrau kend rrogtari me bukė e me fjalė tė zotnis, rrogtari bjen nė faj e ne gjak, porsč dāmi āsht i zotnis. e ky do t'a xjerrė sė keq rrogtarin.

 

§.121. Po ndodhi cubnija a vrasa ne katund tė zotnis, do t'a largojė rrogtarin, porse do t'a percjellė me rrogė tė motmotit per arsye qi faji kje i zotnis e jo i rrogtarit.

 

§.122. Po bāni ndo'i mbrapshti rrogtari a nė katund tė zotnis a jashta kėtij, porsč nė mende tė vet e pą dije tė zotnis, dāmin e gioben do t'a hjekė rrogtari, e nė dashtė zotnija me e percjellė, rrogen deri n'at ditė do  t’ia apė.

 

§.123. Me vrą kend rrogtari nė mende tė vet, gjakun e ēon te shpija e vet.

 

§.124. Me vrą kush rrogtarin, bjen nėgjak me shpi tė tij, por zotnis i pritet mik.

 

§.125. Me i u mbushė mendja zotnis me e dą rrogtarin, veē pse nuk i pelqen e pą e gletė nė faj, rrogen e vietit do t’i a lajė.

 

§.126. Me u dyndė zotnija me plang pre njė krahine nė nji tjeter, po s'e muer rrogtarin me vedi i a ką detyrė rrogen e vjetit, po s'u gjegj rrog­tari me i shkue mbrapa, i a ką rrogen deri n'at ditė.

 

§.127. Po i kcej rrogtarit me u dą prej rroget para vadjet, veē pse i merzitun, zotnija do t’i apė rrogen mje m'at ditė.

 

§.128. Po s'heci mbas andes sė zotnis rrogtari, mund t'a dajė, 'se me vū gojė keqas mbė tź e me vū dorė nuk mundet.

 

§.129. Me shą keqas a me rrafé rrogtarin zotnija, e per n'u daftė ky para vadjet, per tė rrafme e per tė shame do t’i ligjohet.

 

§.130. Brimen e qortimin e zotnis do t'i kaperdīje rrogtari.

 

§.131. Me rrafé rrogtarin dora e huej, ky lypė gjygj e zotnija buken e dhūnueme.

 

 

 

 

§.132. Nė themel xźhet shpija, po kje kullė, mėdheskė a ksollė, mjaft qi tė két carānin e votres e tė qesė tym.

 

§.133. Ēdo ndertesė qi tė gjindet n'oborr, āsht e njitun me shpi, pse gjindet nė hije tė saj, po u tye., ką globė e dy per nji.

 

§.134. S'i hīhet kuej nė shpi, per pą i bā zā n'oborr.

 

§.135. Thirre e, s't'u pergjegj kush, a rrī e prit, a nisu nė pūnė Vande.

 

§.136. Po u shtyne e ēile deren, shpija xźhet e thyeme edhč e pruejtun, e cilla ką 500 grosh giobė, e rraqet e hupuna dy per nji.

 

§.137. Kanum thotė: kush Vi a thejė shpin kuej, per nderė tė mārrun ką 500 grosh globė. Flamurit (Bajrakut). e prej sendesh tė vjed­huna dy per nji tė zot't.

 

§.138. Vathi e gjās ką 500 grosh giobė e dy per nji tė zot't.

 

§.139. Vathi i blet‑ve ką 500 grosh giobė e dy per nji tė zot't.

 

§.140. Ēerraniku i tamblit ką 500 grosh giobė e dy per nji tė zot't.

 

§.141. Koshari i drithit ką 500 grosh giobė e dy per nji tė zot't.

 

§.142. Me i a thye kuej shtegun e obor­rit, t'arės, tė livadhit a tė kopshtit, qi i ką pąra shpi­je, ką 500 grosh giobė, e tė zott pūnen tė ndreqme. nė kullosė

 

§.143. Bari thirret aj«. qi 1 prīn tufės‑g.lās

 

§.144. Bariu‑rrogtąr āsht nė detvre me i a vū menden tufės té; mos t'i damtoliet as mos Vi bāje dam kuej.

 

§.145. Po 1 bāni dam kuej barlu me gjā, i zoti i tufés e ląn e jo bariu.

 

§.146. Me 1 tretė ndo'l k‑ambė berri bar­iut. do t'a bāje me dije tė zo'n e tufés. e. si 1 zoti si edhč bariu do tė perpiqen nė hetim tė tij.

 

§.147. Po i treti bahut ndo 1 berr pą shźj e pą dukė, i zo ti i tufés ką tager me e cue barin deri nė bé, po i u lą me bé, s'i k‑ą t*eter devuė.

 

§.148. Po thej qafen a u kafshue prej hishe ndo'i berr. bariu ā'nė det‑vre me i a ēue shźjin

 

tė zot't e tjeter detyrė s'i ką.

 

§.149. Po i a vodh kush ndo 'i berr bari­ut, detyra e kėtij āsht me e bā me dije tė zon e tufės, tuj 1 a kallxue vendin e kohen se kū e kłr u vodh‑, tjeter detyrė s'i ką.(I)

 

§.150. Po duel cub barīu vetė, gjānė e vjedhun do Vi a kthe.jė tė zot't nė mėndyrė tė kanunit, edhč e perejellė nė pūnė tė vet. Nė mos e pasėt krye vietin, rroga do fi epet mie nė ditė, nė tė cillen u gjet nė faj.

 

§.151. Me vrą bariu cubin tuj vjedhė a tu] pretue tufen, gjakun e ēon te shpija e vet, e są per berr a tufé tė pretueme, i zoti do tė krepatohet.

 

§.152. Bariu āsht nė detyrė me rueitė gjān, e nuk do tė pshtetet nė tė thurun a tė pą thu­run, sepse "gjāja do rojė, 'se hecė, e toka nuk luen".

 

§.153. "Ndera e vathit āsht nė kum‑

bonė".

                                                             

§.154. Po u muer pré, per dhūnė a pre ndo 'i marazit e faqe bariut skjapi a dashi i kum­bonės, e po s'u vrąn n'at hov, 500 grosh giobė i mir­ren pretarit e gjāja dy per nji

 

§.155. Kryeglāja āsht e tė zot't, me cofé ndo 'l kāmė, dāmi āsht 1 tė zot't. Per vertetini do t'l ēohet tė zot't' shźj*l prej atlj, qi e ką per gjymės.

 

§.156. Po u dhąn per giymės dhi a dele, pjella, kėmenda e leshi dahen per gjymės nderi‑n'

et zotnis e bariut.

§.157. 1 zoti s'āsht me detyrė me men­due as per krypė as per kėsollė, por bariu qi 1 mźrr per gjymės.

 

§.158. Po u dha viēi fźmen e u rrit nė derė tė bariut, si tė pjellė, pjella e parė āsht e ban­ut, qi e rriti, e bylmeti per glymės.

 

§.159. Po e prishi barlu bylmetin e glās, qi ką per iz*,,‑mės. det~, ré i a k‑ą tė zot't a pjesen e bylmetit a piellen.

 

§.160. Glāla per g*j~,mės nepet e mirret gjithherė nė vieshtė.

 

§.161. Lopa per p'~‑rnés i sjellė tė zot't 4 okė djathė e 2 ok‑ė ilven.

 

§.162. Nė dhetė krenė dhi, 1 zoti mźrr 5 okė tlyen ‑ g«‑,,mės ok‑e per k‑r~e. J.,

 

§.163. Nė dhetė ī~‑renė dele, 1 zoti mźrr 5 okė tlyen ‑ gjymės ok‑e per kn‑e.

 

§.164. Nė d"athė s1ą tager 1 zoti as nė tė dhive, as nė tė deleve.

 

§.165. Kryeglāja āsht e tė zot't, e cilla as nuk shtohet, as nuk dnohet kurr.

 

§.166. Kryegjāja kurr s'cofė.

 

§.167. Lesht e kmenda e kryegjās āsht e tė zott.

 

§.168. Pjella āsht krejt e bariut, mje qi t'i.

 

Kanuni

Familja<<<    >>>Shpi, gja e pronė