L I B R I   I    PARĖ .

KISHA

Artikull i parė.

PJESA QYTETNORE

 

KRYE I PARĖ

Hija e kishės, Vorret, Pronet e pasunija e Kishės, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishės

NYE I PARĖ

Hija e Kishės.

 

 

 

 

 

§. 1. Kuptimi i hijes sė Kishės

 

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokės, nė tė cillen asht nertue:

a)     Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

 

§. 2. Tagari i Kishės

 

“Kisha ban tym nė famulli.”

 

 

1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokė e shpija mbrendė e jashta famullijet.

 

2.- Kisha ka pjesė nė mal, nė vrri, nd’ujė e nė mulli tė kujris sė famullis.

 

3.- Kishės i duhet ba pjesė nė giobė tė famullis.

 

4.- Kisha ka tager me ble e me shitė, si edhe me marrė e me mbajtė tė falunat, qi i vijnė prej bujaris sė bamirve e me i vendue si t’a shofė vetė me udhė.

 

 

   §. 3. Paperlimsija e Kishės.

 

“Kisha nuk giobitet.”

„Kisha s’ka peng me kend.“

 

 

1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim tė tė Parit tė Fes e jo nen ligjė tė Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejė kurrnji barrė kishės, veē se ka detyrė me i dale zot, kur kjo hupė ndihmen e tij.

 

2.- Me bijtė ndonji kundershtim ndermjet kishės e famullis, famullia s’mund t’i lypė peng kishės; veē do tė bajė vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit tė kėtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalė.

 

3.- Per ēdo mungesi, qi kisha mundet me ba nė sy tė famullis, kishės s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenė ba per shkak tė saj.

 

4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve tė Bajrakut, as shkon angari nder punė tė famullis. Veē se kur famullia dan me ba ndo’i punėper me mbajtė a per me shtue pasunin e kujris sė vendit, nė tė cilin kasha tė ket pjesė, kjo, atėherė, asht nė detyrė me la pare, me qitė buken e me que puntorin nė punė, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketė da tė gjithve pėr tym.

 

 

§. 4. Ndera e Kishės.

 

“Kisha shpatė e konop s’ka.”

“Kush dhunon Kishėn, dhunon Famullin.”

“Nderen e Kishės e lypė Famullia.”

“Kishės, mullinit, farkės e tragtores nuk i pritet kush mik.”

 

 

1.- Kush dhunon kishėn ka detyrė gioben  a)  kishės,  b)  famullis,  c)  Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishėn njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend nė Hije tė kishės.

 

2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatė e konop s’ka

 

3.- Kush vritet a rrihet qa nė ēė farė-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalė prej hijes sė kishės, marre kishės nuk i len; pse kishės si pritet kush mik.

 

4.- Por, me pasė me krisė pushka jashta Hijes sė kishės e me i ra kush ndoren kishės, atėherė aj njifet miku i kishės; e me pasė me i a ēartė kush ndoren kishės, famullia asht nė detyrė me e ēue nderen e saj nė vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)

 

 

NYE I DYTĖ

Vorret.

 

 

§: 5.- 1.- Nė vorre tė njij vllaznije a tė njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punė pa leje tė vllaznis a tė fisit, tė cilit janė vorret, Kanuni i venė detyrė me nxjerrė tė deknin prej vorrit tė huej.

 

2.- Me ardhė me ngulė nė katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, tė pelqyemit tė katundit, i caktohet vendi i vorrete nder tė famullis, tuj i a vu detyrė me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.

 

3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen nė giobė si per Hije tė kishės.

 

 

NYE I TRETĖ

Pronet e Pasunit e Kishės.

§. 6. Pronet e pasunija e kishės janė tė paprekshme.

 

 

1.- Pronet e pasunija e kishės janė tė paprekshme e s’mundet kush me vu dorė mė’to.

 

2.- Pronet e pasunija e kishės janė nen roje tė Mesharit tė kishės e tė famullis.

 

3.- Atė, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishės, e bjen nė mend famullija ēmon damin, qi do t’a lajė damēori.

 

4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishės kahpronet e pasunija, famullija ēmon damin, qi do t’a lajė damēori.

 

5.- Kush vjedhė gjanė e kishės, posė se do t’a kthejė at gja mbas kanunit tė vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrė me i la gioben kishės pėr nderė tė marre, e gioben famullis per ndore tė ēartune, pse kisha asht ndorja e famullis

 

6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrė vesh dhunaq, qi i ka

ba kishės, i bjen nė dorė Meshtarit tė Famullis, tuj i a kthye gjanė e vjedhme, s’ka detyrė kurrfarė giobet: Meshtari ka tagar me e falė.

 

7.- Me pasė me i ra cubi nė dorė Meshtarit mbasi ky t’a ket laēit vjedhsin nė famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishė, edhe pse famulltari t’a ket falė vgabimin, me gjith gja tė vjedhne.

 

 

§.7. Rregullimi i pasunis sė kishės

 

 

1.- Pronet e pasunin e kishės rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypė arsye Famulltarit per perdorim tė frytit tė xjerrun prej pasunis sė kishės.

 

 

NYE I KATERT.

Meshtari i Famullis, ase Famulltari.

 

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.

 

 

1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi nė Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekė prej Famullije.

 

 

§. 9. Tagari e detyrėt e Famulltarit.

 

 

1.- Famulltari ka tagar me mėsue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypė puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u pėrzie nder detyrė tė Meshtaris.

 

2.- Famulltari, pėr sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrė tė dhetat e kishės, mbas Kanunit tė vendit ku gjindet kisha.

 

3.- Famullia nuk ka detyrė me i a ēue famulltarit tė dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrė e do t’i bajė me puntorė tė vet.

 

4.- Famulltari ka tagar me marrė frytin e pasunis sė kishės si tė tokave, ashtu dhe gjave tė gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypė arsye perposė tė Parit tė vet.

 

5.- Famulltari ka detyrė me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrė Kanuni i kishės; e ma teper edhe do sherbime, si me thanė; me bekue shpijat, me thanė Meshė ndo’i herė nė motmot nder vorre tė largta prej kishės sė Famullis etj.

 

 

§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.

 

“Prifti asht ndorja e Famullis.”

“Prifti s’bjen mė gjak.”

“Prifti s’ēohet nė be.”

 

 

1.- Kush ven gjojė nė Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorė mė te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis nė mėndyrė tė Kanunit tė vendit. Famullija asht nė detyrė me e lypė nderen e Famullitarit tė vet.

 

2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e tė vramit.

 

3.- Me vra dorėrasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund tė vrasė tjeterkend prej shpis sė gjaksit; pse ndryshej e ēon gjak te shpija.

 

4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen nė gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit

 

5.- Rrallė e gati kurr s’ēohet Meshtari  nė be 1) e vetun per punė tė madhe fort.

 

6.- me ndollė qi Meshtari ēohet nė be, a per me dlirė vendin a per poronik, ky vetem do tė njehet e do zehet per njizet-e-kater vetė.

 

7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenė se xehet per njeri i drejt e i kushtuem sė Drejtės sė pasosme, nuk lypet qi ai tė perkasė Unjillin me dorė; por mjafton qi tė  shqyptojė fjalėt e bes para Unjillit.

 

8.- Me ra Famulltari nen  giobė s’e kapė Kanuni: asht puna e tė Parit tė vet.

 

9.- Po kje teper i randė faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit tė Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun nė Kanu n’emen tė Famullitarit.

 

10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matė edhe me i ra ndokuj e me gjith  kėta s’i lshon marre as tė rrahunit as vetė nuk bjen nė fjal para Kanunit.

 

 

NYE I PESĖT

Rrogtari i Kishės.

 

 

§. 11.- 1.- Rrogtari i kishės asht lirė me punue nė shtek tė vet.

 

2.- Rrogtari i kishės kudo tė shkojė e per ēė do fjalė qi do t’i trokllojė kuej te dera mbas urdhnit tė zotnis sė vet, aj shkon e tregon n’emen tė Famullitarit.

 

3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishės me fjalė a me punė, zehet se tundon Famullitarin, e bjen nė giobė tė kishės mbas Kanunit.

 

4.- Gioba, qi mirret per punė tė rrogtarit tė kishės, nuk i perket rrogtarit, por kishės e katundit.

 

5.- Me vra kush rrogtarin e kishės, dorėrasi per nė kjofėt i Famullis sė vendit, ndiqet vetem prej shpis sė tė vramit; por, nė kjoft se asht i katundit tė huej, atėher e ndjek edhe Famullija, nė tė cilin rrogtari kje vra.

 

 

NYE I GJASHTĖT.

Punterija  e Kishės.

 

 

§. 12. – 1- Me nga kush puntorėt e kishės, bjen nė giobė tė Famullis.

 

2.- Sado puntorė me pasė pėr tė kenė nė punė tė kishės gergasi lan vetem nji giobė, por ma tė randė.

 

3.- Gioba, qi merret per ngase tė puntoris sė kishės, dahet ndermjet kishės e puntorve.

 

 

 

Artikull i dytė.

 

PJESA NDESHKIMTARE

 

NYE I SHTATĖT.

Amtyra e ndeshkimeve.

 

 

§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.

Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit tė ligjshem i pertrihet kuej per tė bam.

 

§. 14. Tė caktuemit e ndeshkimeve.

Vetem Bajraktari me krenė, e ndo’i herė edhe me tė parė tė kishės, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit tė bam kundra kishės.

 

§. 15. Tė dhanunat e ndeshkimit.

Fajtori, qi ka fye kishėn, ndeshkimi i epet prej krenėve e prej vogjliet.

 

§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve tė kishės

Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishės, janė njikėto:

 

a)     Tė gjykuemt per dekė;

b)     Tė xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;

c)     Tė djegunt e shpis ;

d)     Tė Lanunt e tokės djerr a tė premt e pemve;

e)     Gioba me gja tė gjalla ;

f)       Gioba me pare.

 

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanė okėn e drithit 1 grosh, okėn e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.

 

 

NYE I TETĖT

Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis sė fajit.

 

 

§. 17.- 1.- Kush then kishėn, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorėrasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupė. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė thyeme.

 

2.- Kush vjedhė gjan e huej e shkon e e mshehė nė kishė, pa dije tė Famullitarit, i ka detyrė kishės 1000 grosh giobė per nderė tė marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posė gjasė, qi do t’i a kthejė tė zot’t nė mėndyrė tė Kanunit.

 

3.- Kush tė vjedhė gjanė e gjallė tė kishės, mė rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.

 

4.- Kush tė vjedhė nė qelė a banė tė Famullitarit, do tė lajė dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishės, per nder tė marre, e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

 

5.- Aj, qi shan a ven gojė mė Meshtar tė Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobė kishės, e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

 

6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobė.

 

7,- Kush t’i shpifet Meshtarit nė punė tė rėnd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobė Bajrakut.

 

8.- Me vu kush dorė mė Meshar, me e rrahė, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanė token bar (djerr) per disa vjet.

 

9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupė. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemėt, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishė; por vllaznija munden me i shperblye me pare.

 

10.- Me i folė ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishės, aj do t’apė 10 desh giobė Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis sė fajit.

 

11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishės, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobė.

 

12.- Me nga kush me fjalė a me punė puntorėt e kishės, fajtori do tė lajė gioben e 10 deshve.

 

13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit tė kishės e tė Kanunit, Bajraku do tė mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka nė ket vathė.

 

Kanuni

                                   >>>Familja